Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqipëria 2030”,Rama për të rinjtë:Mund të fitoni më shumë se në Gjermani

2021/02/04 at 11:52 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shqipëria 2030”,Rama për të rinjtë:Mund të fitoni më shumë se në Gjermani

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në një dalje publike për rikonstruksionin e Piramidës.


Ndër të tjera kryeministri zbuloi detaje të platformës “Shqipëria 2030”, teksa solli si shembull disa të rinj në Korçë, për të cilët u shpreh se sot fitojnë nga 1 deri në 8 mijë euro në muaj, falë projekteve dixitale.

Ndërkaq Rama është shprehur se një nga detajet e platformës “Shqipëria 2030” ka në fokus gjithë ata të rinj të cilët dëshirojnë ti përkushtohen punës në një ambient dixhital, përmes kompjuterit, duke u premtuar se mund të fitojnë më shumë se çdo fitonin nëse do shkonin në Gjermani.

“Në Korcë janë të paktën 100 të rinj që sot fitojnë nga 1-8 mijë euro në muaj, janë komplet në botën e tyre nuk punojnë as në shtet as në privat, por thjesht kanë gjetur punë në internet dhe bëjnë shërbime për të tretë që ju sjellin të ardhura në Shqipëri dhe sot janë 2.4 mln vende pune të lira që konsiderohen si potencial i këtij momenti për shërbime të kësaj natyre për kompani që mund të jenë në fund të botës e arrihen me një klik. Jemi për duke u përgatitur të hyrë në një fazë të re. Shtrirja e rrjetit të një programi për më të rinjtë që duan të vënë në punë aftësitë e tyre për botën dixhitale për të fituar shumë më tepër se cdo fitonin nëse do shkonin në Gjermani.

Këto do të kërkojnë një numër fëmijësh të sotëm që nesër të jenë të aftë të hyjnë në gjithë këtë horizont  të ri të punës të shërbimeve të mirëqenies, nëse do jemi në gjendje t’i japim fëmijëve të sotëm instrumentat për t’u aftësuar dhe me këtë fitojnë cdo muaj të ardhura shumë të larta, do të kemi në dekadën ku kemi hyrë, një armatë njerëzish të punësuar këtu të lirë nga cdo lloj lidhje me shtet e pronar dhe zot të fatit të tyre, të aftë për të përballuar sfidat dhe nevojat dhe dëshirat e tyre në aspektin ekonomik. Po përgatisim një nga pikat e platformës për “Shqipërinë 2030”, një hapsirë e re ku shteti të jetë aktor i drejtpërdrejtë mbështetës për aftësimin sa më cilësor të të rinjve të sotëm, për të qenë nesër pjesë e këtij tregu të madh.

Dhe nëse ne do të vendosim një objektiv për të rritur numrin e koduesve në Shqipëri, dhe disa dhjetëra mijëra në këtë dekadë ku kemi hyrë, të jenë kodues, do të kemi vënë një bazë për Shqipërinë e nesërme.

Dhe duke mos e detyruar të mos e shembim për arsye tona, në një simbol të madh të bukur e të fortë të Shqipërisë që duam nesër për fëmijët tanë. Mendja është e zhvilluar për t’i kapërcyer kufijtë e të gjitha hapat që do të duheshin për këdo që do ishte në këtë vend 30 vjet më parë.

Një vajzë sot në Korcë, kishte një portofol pune të paimagjinueshëm nga shërbimi i një boksieri në SHBA, te një kompani në Londër, te puna për disa shërbime on line e me radhe. Pra, një portofol që duket se nuk kanë lidhje me njëra tjetrën por lidhen me atë vajzë që jeton në Korcë e merr mijëra euro në muaj e nuk e njeh kush.

Duam ti nxjerrim në pah këto talente e ti kthejmë në shembull për të tjerët, në mënyrë që ta kthejmë këtë në një rrugë të re, tanimë që kemi vënë bazat në këto vite, për ta kthyer në rrugë dixhitale.” përfundoi Rama./Opinion.al

 

Etiketa: ramashqiperia 2030te rinje


Ju sugjerojmë

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
Aktualitet

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

13 Dhjetor, 2025 10:14 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Para
”Do sigurojmë vakte ngrënie”, Vokshi për arsimin: Tekste shkollore falas

”Do sigurojmë vakte ngrënie”, Vokshi për arsimin: Tekste shkollore falas

Detaje nga vrasja e Shkëlzen Kastratit, makina e djegur e vjedhur në Greqi

Detaje nga vrasja e Shkëlzen Kastratit, makina e djegur e vjedhur në Greqi

Rama: Çmimet në aeroportin e Rinasit do të ulen me 25%

Indeksi i demokracisë nga‘The Economist’,Rama:Njësoj si vendet e BE e SHBA
















TE FUNDIT

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
13 Dhjetor, 2025

U shoqërua me diskutime e madje edhe debate, mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku është diksutuar ndër të tjera...

Lexo më shumë

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

Auto-Skicë
13 Dhjetor, 2025

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga...

Lexo më shumë

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
13 Dhjetor, 2025

Nga Arianit Shehu Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një...

Lexo më shumë

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com