Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në afro 1.36 trilionë lekë. Kjo është shifra që qeveria i detyrohet subjekteve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, përmes kredive dhe huave të ndryshme.

E thënë më thjeshtë, çdo shqiptar ka mbi 470 mijë lekë borxh në emrin e tij, që nga foshnjet e deri te pensionistët.

Referuar të dhënave nga Ministria e Financave, në krahasim me një vit më parë, borxhi është rritur me rreth 44 miliardë lekë. Por megjithatë, në raport me ekonominë e vendit, ai ka shënuar rënie.
Vitin e kaluar, borxhi përfaqësonte 59.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sot, ky raport ka zbritur në 55.7 për qind, që do të thotë se ekonomia është rritur më shpejt se borxhi.

Ekspertët thonë se kjo është një shenjë pozitive, por paralajmërojnë se rritja e borxhit në shifra absolute mbetet shqetësuese, sepse një pjesë e madhe e tij përdoret për të paguar interesa dhe jo për investime.

Tv Klan




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT