Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri/ Shqetësim mbi gjuhën e urrejtjes në politikë, media dhe rrjetet sociale

2022/11/11 at 9:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëri/ Shqetësim mbi gjuhën e urrejtjes në politikë, media dhe rrjetet sociale

Ekspertë të organizatave joqeveritare në Shqipëri po shprehin shqetësimin mbi gjuhën e urrejtjes që po shfaqet, gjithnjë e më shumë, në shoqërinë shqiptare.

Sipas ekspertes së Qendrës Europiane, Kris Kllapi, gjuha e urrejtjes tashmë manifestohet në politikë, parlament, media dhe rrjetet sociale, të cilat, vitet e fundit, kanë njohur një përhapje të gjërë, kryesisht mes të rinjve.

“Për fat të keq, gjuha e urrejtjes shfaqet më tepër në politikë dhe, së fundmi, edhe në media. Shfaqet në mënyrën e saj më klasike, pra përmes ligjëratave, përmes diskutimeve, por, kohët e fundit, gjuha e urrejtjes ka filluar të shfaqet shumë edhe përmes formave të tjera siç mund të jenë vidiot apo montazhet e shkurtëra që paraqiten në rrjetet sociale siç mund të jenë instagrami, tik-toku, facebooku”.

Ekspertja e Qendrës Europiane, Kris Kllapi, thotë se përgjithësisht gjuha e urrejtjes, e shfaqur në politikë apo në parlament, reflektohet më pas edhe në media duke rritur përmasat e fenomenit. Por, në përditshmëri, gjuha e urrejtjes , shton ajo, drejtohet edhe ndaj komuniteteve më të dobëta dhe, jo rrallë, edhe ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Për punonjësen sociale pranë qendrës “Gruaja tek gruaja”, Tonilda Çela, gjuha e urrejtjes shoqërohet me pasoja të rënda kryesisht tek gratë dhe vajzat. Ajo shton se, si pasojë e gjuhës së urrejtjes, vitet e fundit janë shtuar rastet e dhunës fizike dhe asaj psikologjike ndaj grave.

“Si punonjëse sociale e një organizate për çështjet sociale, ku punoj me gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje, mundem me thanë se kjo gjuhë e urrejtjes, në pjesën më të madhe të rasteve, çon drejt këtyre pasojave siç është, forma më e shpeshtë, dhuna psikologjike dhe dhuna fizike. Por, nuk përjashtohen edhe rastet që i përkasin dhunës ekonomike dhe asaj seksuale, të cilat janë më pak të raportuara, por sigurisht që ndodhin në vendin tonë”.

Përveç mediave, edhe interneti dhe përdorimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale po nxisin fenomenin e dhunës virtuale dhe gjuhës së urrejtjes. Më së shumti janë adoleshentët, vajzat dhe gratë që bien pre e kërcënimeve online, prej të cilave, sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, vetëm 3% e rasteve arrijnë të raportohen.

Përfaqësuesja e koalicionit “Bashkë për fjalën e lirë”, Fjona Bashi, thotë se është e rëndësishme të kuptohet se jo çdo gjë në internet apo rrjetet sociale është e dobishme dhe se gjuha e urrejtjes në komunikimin përmes rrjeteve sociale shoqërohet me shtimin e konflikteve.

Për eksperten e Qendrës Europiane, Kris Kllapi, në Shqipëri ekzistojnë instrumentet për frenimin e gjuhës së urrejtjes, por ato nuk janë të efektshme.

“Në Shqipëri ka instrumenta siç është legjislacioni i kodit civil, kodi penal, Komisioneri për mbrojtjen ndaj diskriminimit, Avokati i Popullit, shoqëria civile, e cila bën një punë shumë të mirë, por mendoj se asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të ndërgjegjësuar dhe për të qenë më të ndërgjegjshëm për efektet që mund të ketë gjuha e urrejtjes”, thotë ajo.

Ndërkohë, ekspertët rekomandojnë krijimin e një regjistri me të dhëna përsa i përket rasteve të gjuhës së urrejtjes, raportimin e tyre nga ana e strukturave shtetërore si dhe fuqizimin e legjislacionit, i cili është i pamjaftueshëm, sipas tyre, përsa i përket evidentimit dhe dënimit të gjuhës së urrejtjes./ VOA

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
SHBA: Kontrolli i Senatit ende i papërcaktuar

SHBA: Kontrolli i Senatit ende i papërcaktuar

Pa pension, ilaçe e të drejtë vote, 79-vjeçarja endet për t’u regjistruar

Pa pension, ilaçe e të drejtë vote, 79-vjeçarja endet për t’u regjistruar

Ushtria e Kosovës shton numrin e trupave, Kurti: Do të sigurojmë paqen

Ushtria e Kosovës shton numrin e trupave, Kurti: Do të sigurojmë paqen

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com