Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

2025/05/28 at 8:25 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

Serbia ishte kundërshtari që shumë në grupin e kualifikuese të Botërorit nuk e dëshironin dhe kjo jo për aspektin sportiv, por për atë që kjo sfidë përfaqëson për shqiptarët. Ndeshja në Arenën Kombëtare nuk është e zakonshme dhe këtë e tregon edhe fakti që në polici plani për masat ka nisur të hartohet shumë më herët.

Mësohet se 1500 forca policia do të angazhohen për mbarëvajtjen e kësaj sfide, duke nisur nga shoqërimi i dy përfaqësuesve, me fokus të veçantë atë të Serbisë. Nga momenti i mbërritjes në Tiranë, një ditë para ndeshjes dhe deri në largimin nga Shqipëria.

Në terren për Shqipëri-Serbi do të jetë edhe anti-terrori, ndërsa për çdo rast mund të përfshihet edhe RENEA. Shërbimi Informativ Shtetëror, ose SHISH, ka nisur prej kohësh të monitorojë rreziqet e mundshme, ndërsa masat përfshijnë edhe sigurinë brenda stadiumit edhe pse me ligj i takon kompanisë private që kontaktohet nga FSHF.

Forcat e policisë do të jenë edhe në ambientet e stadiumit, ndërsa federata ka marrë masat për përdorimin e kamerave specifike që bëjnë identifikimin me fytyrë të çdo tifozë që mund të bëjë sjellje të pahijshme.

Po përse këto masa për ndeshjen me Serbinë?

Arsyeja më e fortë është lufta që ky shtet ka bërë në territorin e shqiptarëve të Kosovës, tensionet politike dhe incidentet që janë rrjedhojë më pas. Një prej më të fortëve është ndeshja e Beogradit mes Serbisë dhe Shqipërisë, në tetor 2014, kur ultrasit serbë sulmuan në fushën e lojës futbollistët e kombëtares kuqezi.

Të njëjtët ultras të cilët thuajse në çdo stadium nuk harrojnë të thërrasin ‘Kosova është Serbi’ apo të djegin flamurin shqiptar apo edhe atë të Kosovës. Pjesë e këtyre ultrasve, siç është thënë më herët edhe nga vetë mediat serbe, janë ish-ushtarakë të cilët kanë bërë luftime në Ballkan.

Një incident u regjistrua edhe në ndeshjen e kthimit që u luajt në Shqipëri, teksa në Tiranë një tifoz gjuajti me gurë autobusin e ekipit serb. Megjithatë në atë përballje tifozët shqiptarë mbajnë mend peripecitë e mëdha për të hyrë në stadium, me kontrolle sigurie të jashtëzakonshme, që shpresojnë ti shmangin me 7 qershor në Tiranë.

Ju sugjerojmë

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
Bota

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

17 Tetor, 2025 10:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

17 Tetor, 2025 9:33 pm
Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
Bota

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

17 Tetor, 2025 8:56 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
Bota

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

17 Tetor, 2025 7:01 pm
Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së
Aktualitet

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

17 Tetor, 2025 6:35 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

TE FUNDIT

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
17 Tetor, 2025

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të...

Lexo më shumë

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
17 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t'i ofrojë SHBA-së "mijëra dronë" nëse Uashingtoni i lejon asaj të...

Lexo më shumë

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
17 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me disa ‘spekulime’ se nga zyrat e PD ka dalë një urdhër për bojkotimin e...

Lexo më shumë

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
17 Tetor, 2025

Gjermania kishte kërkuar ekstradimin e një ukrainasi të dyshuar për përfshirje në sabotimin e tubacioneve Nord Stream në vitin 2022....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com