Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri, mbetjet urbane dhe ndikimi i tyre në ndotjen e mjedisit

2025/02/02 at 8:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëri, mbetjet urbane dhe ndikimi i tyre në ndotjen e mjedisit

Në Shqipëri, mungesa e menaxhimit të plotë të mbeturinave urbane nga njësitë vendore mbetet një problem shqetësues, që ndikon në ndotjen e mjedisit, shëndetin e popullatës, por edhe ecurinë e turizmit.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, rreth 850 mijë tonë mbeturina urbane menaxhohen në vit nga bashkitë, sasi kjo që rritet nga viti në vit.

Ndërkohë, për shkak të vështirësive në menaxhimin dhe trajtimin e tyre, shumë biznese dhe banorë i hedhin mbeturinat buzë lumenjve dhe përrenjve, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar shëndetin.

Në Shqipëri, ndërkohë që ekonomia dhe turizmi po njohin rritje, trajtimi i mbeturinave urbane vazhdon të jetë një nga problemet shqetësuese për bashkitë dhe një numër të madh të njësive të tyre vendore. Vështirësitë në grumbullimin dhe trajtimin e tyre kanë bërë që, jo pak biznese dhe familje të hedhin mbeturinat buzë lumenjve dhe përrenjve, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar shëndetin e banorëve.

Drejtuesi i shoqatës “Eko Mendje”, Mirsad Basha, thotë se, në përpjekje për të ndërgjegjësuar bizneset dhe komunitetet lokale që jetojnë pranë brigjeve të lumenjve, të rinjtë vullnetarë të shoqatës u bashkuan në Velipojë, në një aksion për pastrimin e vijës bregdetare.

“Për fatin e keq po shikojmë se lumenjtë janë kthyer në kosha mbeturinash ku, çdo lum mbledh mbeturina dhe pastaj i hedh në det. Nuk mundet që vetëm të rinjtë të pastrojnë bregdetin e ndotur. Edhe institucionet duhet të ndërgjegjësohen. Menaxhimi i mbetjeve duhet të jetë më efektiv si dhe ndërgjegjësimi i bizneseve dhe qytetarëve që jetojnë afër lumenjve”, tregon ai.

Rreth 850 mijë ton mbeturina urbane menaxhohen në vit nga bashkitë në Shqipëri, sasi kjo që vjen në rritje, nga viti në vit, edhe për shkak të fluksit të turistëve. Plastika, qelqi, letra dhe kartoni përbëjnë grupin e mbetjeve, pesha e të cilave ka ardhur duke u rritur në strukturën e përgjithshme të mbetjeve të menaxhuara urbane.

Në pjesën më të madhe mbetjet urbane vazhdojnë të depozitohen në landfille dhe fusha mbetjesh, të miratuara si depozita të përkohshme nga bashkitë. Vullnetari Ardit Zhuku thotë se, një pjesë e madhe e mbeturinave nuk arrijnë deri aty, pasi shkarkohen në rrugë të jashtëligjshme buzë përrenjve dhe lumenjve, të cilët i transportojnë pastaj në det, duke ndotur edhe vijën bregdetare.

“Jemi të pafuqishëm përballë kësaj ndotje që po i bëhet natyrës. Po pastrojmë një zonë të ndotur, të cilën e kemi verifikuar këto ditë. Dhe, si gjithmonë bëjmë thirrje që të mbahet pastër dhe gjërat që konsumohen të lihen në vendet e caktuara ose të merren me vete në shtëpi”, thotë ai.

Velipoja edhe në këtë periudhë dimri vizitohet, kryesisht gjatë fundjavave, nga grupe të rinjsh dhe familje. Por ndotja e vijës bregdetare me mbeturina, sipas vullnetares Sugerta Hysenaj, po e dëmton turizmin.

Aksionet e herëpashershme të të rinjve vullnetarë për pastrimin e vijës bregdetare të Adriatikut janë vetëm një sinjal për nevojën e ndërgjegjësimit të institucioneve, komuniteteve lokale dhe bizneseve.

Sipas Mirsad Bashës, nevojitet ngritja e strukturave të reja për kontrollin e menaxhimit në territor të mbeturinave urbane.

“Gjithmonë kemi thënë se duhet të krijohet një polici mjedisore që të shkojë në terren, të monitorojë situatën mjedisore dhe të vendosë gjoba, jo vetëm për bizneset, por edhe banorët. Sepse, nuk mund të bëhen me dhjetëra aksione pastrimi për gabimet që bëjnë disa njerëz. Pra, duhet të krijohen disa struktura të veçanta me synimin që ky problem të mos vazhdojë”, thotë ai.

Vitet e fundit, përmbytjet e përsëritura në zonën fushore të Nënshkodrës janë shoqëruar me ndotje masive të vijës bregdetare nga Velipoja në Mal të Zi e deri në Kroaci, gjë që ka nxitur edhe reagimin e këtyre vendeve për pasojat e ndotjes./VOA

Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra

Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra

Sekretari amerikan i Shtetit takohet me presidentin e Panamasë, në fokus ndikimi kinez në Kanal

Sekretari amerikan i Shtetit takohet me presidentin e Panamasë, në fokus ndikimi kinez në Kanal

Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar

Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com