Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqetësime për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale “DeepSeek”

2025/02/19 at 5:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqetësime për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale “DeepSeek”

Kompania e re kineze e inteligjencës artificiale, DeepSeek, ka ndërprerë përkohësisht shkarkimin e aplikacionit të saj në Korenë e Jugut, derisa të zgjidhë shqetësimet e privatësisë në bashkëpunim me autoritetet e këtij vendi. Eksperti i sigurisë kibernetike Joseph Steinberg reagon ndaj njoftimeve dhe shqetësimeve të veçanta për privatësinë e të dhënave personale të përdoruesve të aplikacionit DeepSeek.


DeepSeek është një aplikacion kinez i inteligjencës artificiale që shihet si rival i programit amerikan ChatGPT. Programi përdoret nga miliona përdorues në mbarë botën, por gjithnjë e më shumë qeveritë po shprehin shqetësime në lidhje me sigurinë e të dhënave personale të përdoruesve të këtij aplikacioni.

Komisioni i Koresë së Jugut për Mbrojtjen e Informacionit Personal tha se aplikacionet e kompanisë DeepSeek u hoqën nga tregu dixhital vendas të shtunën në mbrëmje dhe se kompania ra dakord të punonte me agjencinë për të forcuar mbrojtjen e privatësisë përpara se aplikacionet të rifuteshin në treg.

Një analizë e fundit nga firma Wiseapp Retail zbuloi se DeepSeek u përdor nga rreth 1.2 milionë përdorues në Korenë e Jugut gjatë javës së katërt të janarit, duke u bërë programi i dytë më i kërkuar i inteligjencës artificiale pas programit ChatGPT.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Joseph Steinberg, thotë se rreziqet e përdorimit të programit DeepSeek mund të mos jenë të dukshme tani, por se e ardhmja është e pasigurt.

“Është vërtet shumë e vështirë të parashikosh se cilat janë rreziqet. Por një gjë është e sigurt, nëse keni një inteligjencë artificiale që prodhohet në Kinën komuniste, qoftë tani apo në të ardhmen, qeveria kineze mund të marrë informacion prej saj dhe ndoshta është shumë më tepër informacion sesa njerëzit mendojnë“, thotë zoti Steinberg.

DeepSeek mori vëmendje mbarëbotërore muajin e kaluar kur pretendoi se e prodhoi aplikacionin e saj me kosto shumë më të vogël se kompanitë amerikane. Njoftimi trazoi tregjet financiare dhe nxiti debate mbi konkurrencën ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Megjithëse kompanitë e teknologjisë amerikane si Meta, Google ose ChatGPT disponojnë gjithashtu vëllime të mëdha informacioni për përdoruesit e tyre, zoti Steinberg beson se kompanitë e teknologjisë perëndimore janë më të përgjegjshme dhe kanë më shumë pavarësi nga qeveria.

“Ka të bëjë me rregullat që zbatohen për të, nëse qeveritë mund ta marrin informacionin lehtësisht. Në Shtetet e Bashkuara duhet të merret urdhër gjykate dhe shumica e kompanive të teknologjisë i kundërshtojnë urdhrat nëse nuk shohin arsye të qëndrueshme. Në Kinë është shumë ndryshe, apo jo? Nëse Partia Komuniste Kineze i thotë një kompanie të prodhojë diçka, ata do ta prodhojnë“, thotë zoti Steinberg.

Shumë agjenci dhe kompani qeveritare të Koresë së Jugut e kanë bllokuar programin DeepSeek nga rrjetet e tyre, ose ua kanë ndaluar punonjësve ta përdorin aplikacionin për punë, mes shqetësimeve se programi kinez po mblidhte shumë informacione konfidenciale.

Komisioni i Koresë së Jugut për privatësinë, i cili filloi muajin e kaluar shqyrtimin e shërbimeve të kompanisë kineze DeepSeek, zbuloi se kompanisë i mungonte transparenca në lidhje me transferimet e të dhënave nga palët e treta dhe mund të mblidhte informacione të tepërta personale.

Eksperti Steinberg thotë se inteligjenca artificiale mund të mbledhë informacion nga përdoruesit në mënyra shumë më të sofistikuara dhe që mund të analizohen dhe ruhen për një përdorim të paparashikueshëm në të ardhmen.

Agjencia e lajmeve Associated Press kontaktoi kompaninë kineze DeepSeek për një reagim, por nuk mori përgjigje./VOA



Ju sugjerojmë

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
Bota

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

16 Korrik, 2026 1:58 pm
Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kryesore

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

16 Korrik, 2026 1:56 pm
I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin
Kronikë

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin

16 Korrik, 2026 1:55 pm
Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…
Kryesore

Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…

16 Korrik, 2026 1:51 pm
Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë
Kryesore

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

16 Korrik, 2026 1:17 pm
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov
Bota

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

16 Korrik, 2026 11:27 am
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

SHBA vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

16 Korrik, 2026 11:21 am
Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit
Bota

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit

16 Korrik, 2026 10:18 am
Para
“Paketa e Maleve”/ KAS rrëzon Celibashin, i hapet rruga Kuvendit për miratimin e nismës

“Paketa e Maleve”/ KAS rrëzon Celibashin, i hapet rruga Kuvendit për miratimin e nismës

Trump sulmon Zelensky: Unë e dua Ukrainën, por ai ka bërë një punë të tmerrshme

Trump sulmon Zelensky: Unë e dua Ukrainën, por ai ka bërë një punë të tmerrshme

Senati çon përpara emërimin e Kash Patel në postin e drejtorit të FBI-së

Senati çon përpara emërimin e Kash Patel në postin e drejtorit të FBI-së
















TE FUNDIT

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se instalimi i kamerave inteligjente në 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është përgjigjja ndaj...

Lexo më shumë

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti Smart City do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e garantimit të sigurisë publike në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
16 Korrik, 2026

Në një postim në X të mërkurën, Elon Musk mbështeti Marine Le Pen përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës, duke nxitur...

Lexo më shumë

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
16 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëroi publikimin e një dokumenti me firmën e ish kryeministrit Sali Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}