Një lajm i mirë nga Italia. Pacientja më e rë ë shëruar nga koronavirusi, është një vajzë e porsalindur, vetëm 2 muajshe.
Mësohet se vogëlushja nuk ka më temperaturë apo ethe dhe ka dalë nga spitali së bashku me nënën e saj e cila vuante nga pneumonia.
Nënë e bijë qëndronin në spitalin e Barit që prej datës 18 mars.
Sakaq, Italia ka regjistruar nivelin më të ulët të vdekjeve me 542 raste, krahasuar me 604 që ishin një ditë më parë. Numri total i viktimave ka arritur në 17669 ndërsa të infektuarit janë rreth 140 mijë./Opinion.al