Një ditë fitoresh e ka quajtur 9 Majin ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika, duke postuar në rrjetet sociale një foto të një portokalli.
Por postimi është bërë në të njëjtën ditë, dhe pak orë pasi Gjykata Kushtetuese mori vendim të heqë mandatin e deputetit socialistit Koco Kokëdhima.
Statusi i Gjikës të lë të mendosh për një shprehje popullore, që thotë ‘Bota është portokall’.
Ish-kreu i bashkisë së Vlorës, Gjika u denoncua për shpërdorim detyre dhe u ndoq penalisht, por pafajësia iu dha nga Gjykata e Apelit. Teksa vlenn të kujtosh se mes tij dhe deputetit të zonës së Jugut nuk kanë qenë gjithmonë “vaj” raportet, sidomos për anëtarësinë në Partinë Socialiste të Vlorës, ku Kokëdhima ishte caktuar dhe koordinator për Jugun.