POGRADEC- Një ditë pas shpërthimit të fuqishëm në një lokal në Dardhas të Pogradecit është arrestuar pronari i lokalit, 20 vjeçari Romari Muçka. Në këtë incident të rëndë u plagosën mbi 30 persona, 22 prej të cilëve po trajtohen në QSUT, Tiranë.
Romaroi Muçka 20 vjeç akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” si edhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”
Policia sqaron se arrestimi i Muçkës u bë pasi ditën e djeshme rreth orës 18.00, në Dardhas, në lokalin në pronësi të tij, ka shpërthyer një bombël gazi me pasojë plagosjen e disa personave.