Numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës në fshatin Beragozht të Komunës Dardhas në Pogradec është rritur në 30 persona.
Policia konfirmon në një deklaratë për shtyp se bombola ka shpërthyer në lokalin e shtetasit Dashamir Muçka.
Në vendngjarje kanë shkuar dy ambulanca dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.