Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historiku/ Çmimi i biletave ja kërkesat për rritje nga Basha te Veliaj

2016/02/01 at 7:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historiku/ Çmimi i biletave ja kërkesat për rritje nga Basha te Veliaj

Duke filluar nga mëngjesi i sotëm, pasagjerët kryeqytetas që zgjedhin linjat e brendshme të urbanit për të levizur në destinacionet e tyre ditore. Por cili është historiku i kërkesave të vazhdueshme për rritjen e çmimit të biletave në 3 vitet e fundit? Opinion.al ju sjell një historik nga 2013 deri në ditën e sotme.


Mars 2013 -Shoqata e Transportit Qytetas ka kërkuar për të disatën herë rritjen e çmimit të biletës së autobusit me 70 lekë. Përfaqësuesit e shoqatës në fjalë kanë kërkuar një takim me drejtues të Bashkisë së Tiranës dhe janë shprehur të vendosur se nëse Bashkia refuzon kërkesën për rritjen e çmimit ata do të shkojnë në gjykatë për zgjidhjen e kontratës.

Basha Mars 2013 : Nëse ndonjë nga operatorët mendon se mund të rrisë automatikisht çmimin e biletës ai do të përballet me heqje të menjëhershme të licencës.

Tetor të 2013 : Shoqata e transportit kërkoi rritje të çmimit të biletës, kjo u refuzua nga kryebashkiaku Basha me argumentin se nuk mund të rëndohej mbi xhepat e  qytetarëve por mund të ndërmerren hapa të tjerë për të kompensuar transportin publik.

Nëntor 2013: Shoqata e transportit kërkon rritje çmimi, refuzon bashkia.

Dhjetor 2013: Basha i kërkon përmes një letre qeverisë të subvencionojë kostot e transportit pasi nuk mund të pranohet rritja e çmimit që rëndon qytetarët.

6 shkurt 2014:  Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo deklaratë për mediat: “Bashkia e Tiranës kërkon nga qeveria që të subvencionojë transportin publik, në mënyrë që të mos rritet çmimi i biletës për qytetarët”

11 shkurt 2015– Grevë 3-orëshe, kërkohet rritje e çmimit të biletës.

12 shkurt 2015–  Parashikohet grevë 24 orë.

Reagon Bashkia e Tiranës drejtuar nga Lulzim Basha : “Bashkia e Tiranës, duke marrë parasysh situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi, rritjen e taksave dhe çmimeve nuk mund të ngarkojë qytetarët me kosto shtesë, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në përkeqësimin e cilësisë së jetës së tyre. Duke njohur dhe vlerësuar vështirësitë e operatorëve të transportit publik qytetës, përsa i përket rritjes së kostove për njësi-shërbimi, Bashkia e Tiranës gjykon që zgjidhja e këtyre problemeve duhet të adresohet, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme, të cilat në bazë të Ligjit nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar janë kompetencë e qeverisë: Subvencionimi social për kategoritë që sipas ligjit përfitojnë transport publik falas; Ulja e TVSH për shërbimin e transportit publik; Heqja e akcizës së naftës për transportin urban qytetas. “Bashkia e Tiranës u kërkon operatorëve të transportit publik të ndërmarrin masa të menjëhershme për rikthimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Në të kundërt, ne do të ndërmarrim masat, siç parashikohen në marrëveshjen kontraktuale.,

12 shkurt 2015– Reagon shoqata e Transportit : Shoqata e Transportit urban mund të tërhiqet nga kërkesa e saj për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban, nëse qeveria merr përsipër heqjen e akcizës dhe rimbursimit të TVSH-së.

22 dhjetor 2015:  Shoqatat e transportit kërkojnë rritje të çmimit të biletës

22 dhjetor 2015:  Veliaj deklaron se çmimi nuk do të rritet

30 dhjetor 2015:  Veliaj kërkon rritje të çmimit të biletës së autobusëve

30 dhjetor 2015: Partia Demokratike akuzon Veliajn se ka marre ryshfet për rritjen e çmimit. Rritja e çmimit të biletës pazar që u kushton qytetarëve 6 milionë dollarë në vit.

1 shkurt 2016:  PD kallëzon penalisht Erion Veliajn për rritjen e çmimit të biletës.

 



Ju sugjerojmë

NATO rrëzon dronin që hyri në hapësirën ajrore letoneze nga Rusia
Bota

NATO rrëzon dronin që hyri në hapësirën ajrore letoneze nga Rusia

8 Qershor, 2026 11:34 am
Kosovë/Begaj: Urime Kurti, forcat politike të angazhohen në funksion të stabilitetit
Aktualitet

Kosovë/Begaj: Urime Kurti, forcat politike të angazhohen në funksion të stabilitetit

8 Qershor, 2026 10:57 am
Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7,8 shkakton vdekje dhe shkatërrime
Bota

Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7,8 shkakton vdekje dhe shkatërrime

8 Qershor, 2026 10:15 am
Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli
Kronikë

Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli

8 Qershor, 2026 10:10 am
Irani sulmon Izraelin, IDF: Interceptuam të gjitha raketat
Bota

Irani sulmon Izraelin, IDF: Interceptuam të gjitha raketat

8 Qershor, 2026 10:07 am
I duhet koalicion për të formuar qeverinë, Kurti: Bashkëpunim me gjithë partitë
Rajoni

I duhet koalicion për të formuar qeverinë, Kurti: Bashkëpunim me gjithë partitë

8 Qershor, 2026 9:59 am
Trump i kërkon Netanyahut të mos hakmerret ndaj Iranit
Bota

Trump i kërkon Netanyahut të mos hakmerret ndaj Iranit

8 Qershor, 2026 9:41 am
Pankartat në protestë, ironizon Rama: Ato më të “nxehtat” s’i postoj dot
Aktualitet

Pankartat në protestë, ironizon Rama: Ato më të “nxehtat” s’i postoj dot

8 Qershor, 2026 9:36 am
Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

7 Qershor, 2026 10:55 pm
Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Kryesore

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

7 Qershor, 2026 10:00 pm
Para
Video-Shpërthimi në Pogradec, NënKryetari i Bashkisë: Të plagosurit po dërgohen drejt Tiranës

Video-Shpërthimi në Pogradec, NënKryetari i Bashkisë: Të plagosurit po dërgohen drejt Tiranës

Studimi/ Koha kur në Amerikë pasuroheshe duke punuar fort, ka mbaruar!

Studimi/ Koha kur në Amerikë pasuroheshe duke punuar fort, ka mbaruar!

Mjekët menduan se ishte shtatzënë, por brenda barkut të saj ishte një tmerr i vërtetë

Mjekët menduan se ishte shtatzënë, por brenda barkut të saj ishte një tmerr i vërtetë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

NATO rrëzon dronin që hyri në hapësirën ajrore letoneze nga Rusia

NATO rrëzon dronin që hyri në hapësirën ajrore letoneze nga Rusia
8 Qershor, 2026

Avionët luftarakë të NATO- të hënën rrëzuan një dron, i cili hyri në hapësirën ajrore letoneze nga Rusia, tha ushtria...

Lexo më shumë

Kosovë/Begaj: Urime Kurti, forcat politike të angazhohen në funksion të stabilitetit

Kosovë/Begaj: Urime Kurti, forcat politike të angazhohen në funksion të stabilitetit
8 Qershor, 2026

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetet sociale për zgjedhjet e parlamentare në Kosovë. “Urime Albin Kurti për rezultatin e...

Lexo më shumë

Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7,8 shkakton vdekje dhe shkatërrime

Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7,8 shkakton vdekje dhe shkatërrime
8 Qershor, 2026

Një tërmet me magnitudë 7,8 ballë goditi Filipinet jugore të hënën, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli

Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli
8 Qershor, 2026

Ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli ka mbërritur në GJKKO për të dëshmuar në gjyqin e dosjes "Partizani". Seanca e kaluar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}