Kronikë

Shpërthim tritoli në banesën e 22-vjeçarit në Fushë-Krujë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 15/07/20 |
Al Do

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë.

Sipas policisë, lënda plasëse ka shpërthyer në një shtëpi private dhe ka shkaktuar dëme materiale. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, pronari i shtëpisë mohon të ketë konflikte.

Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të  banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, njofton policia. /Opinion.al

Pas