Flamur Noka është përplasur në Parlament me Erion Braçen. Incidenti ndodhi gjatë kohës që fliste Sali Berisha në foltoren e Kuvendit. Braçe ka folur nga vendi duke sharë Berishën. Fjalët nuk janë dëgjuar në mikrofon, por sipas gazetarëve të pranishëm, Braçe ka përmendur fjalën ‘b**e’.
Sakaq Noka është ngritur nga vendi duke tentuar të godasë Braçen, siç shihet në pamje e ka qëlluar me një top letre dhe më pas kanë ndërhyrë shpejt kolegët e tjerë për ti ndarë. Sakaq seanca u ndërpre….