Në një market në Kamëz ka shpërthyer një lëndë plasëse, ku ka patur demtime materiale.
Sipas informacioneve mendohet se tritoli është vendosur në objektin ku pronar është Arbi Qarri, djali i Naim Qarrit, ish-president i klubit Kamëz.
Policia po heton disa pista pasi Naim Qarrit i është bërë një atentat edhe në vitin 2017.
Ndërsa pista tjetër është ajo e konkurrencës pasi Naim Qarri është i njohur në fushën e guroreve dhe inerteve.
Përpara hetuesve familja Qarri është shprehur se nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk janë në dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin në biznesin e tyre./Opionon.al