Bota

Shpërthen fabrika e fishekzjarrëve, humbin jetën 5 persona


               Publikuar në : 08:27 - 21/11/19 |
Opi Nion

Pesë persona kanë humbur jetën në Siçili, pasi një fabrikë fishekzjarrësh ka shpërthyer.

Ngjarja ka ndodhur në gjithë qytezën e Barcellona Pozzo di Gotto, në afërsi të Messinës, duke shkaktuar dhe dëme materiele në objekte që ndodheshin pranë fabrikës njëqindvjeçare.

Autoritetet shprehen se disa nga punonjësit e kësaj fabrike kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja dhe është punuar për disa orë për nxjerrjen e tyre.

Aktualisht punonjësit ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se mes pesë viktimave është edhe gruaja e pronarit të fabrikës.

Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat se si u vu zjarri, por dyshimet janë për një shkëndijë elektrike në vendin ku depozitoheshin fishekzjarret./ Opinion.al

Pas