Një bombul gazi ka marrë zjarr në një banesë në Laç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në lagjen nr. 2 të qytetit të Laçit. Policia bën me dije se si pasojë kanë mbetur të lënduar një çift bashkëshortësh, shtetasit B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumes Tiranë nën kujdes të specializuar mjekësor.
“Rreth orës 08:30, në Laç, në lagjen nr. 2, në një banesë, aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të situatës”-njofton policia.