Politikë

Shpërndarja e Parlamentit? Rama: Nga Meta pres gjithçka


               Publikuar në : 22:35 - 18/02/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me deklaratat e bëra nga presidenti Ilir Meta, i cili ditën e sotme hodhi dhe idenë për shpërndarjen e Parlamentit.

Gjatë një interviste televizive, Rama tha se nuk i ka ndjekur zhvillimet e fundit politike, duke shtuar se nga Meta pret gjithçka.

 “Sinqerisht nuk kam asnjë të dhënë nga klima politike në Shqipëri, në këtë Shqipërinë e 1 km katror nga Presidenca te SHQUP. Nuk kam të dhëna të veçanta, por nuk kam asnjë çudi, janë situata ciklike që shfaqen hera-herës. Thjesht ndryshon teksti i këngës, por muzika është po ajo”, tha Rama.

Do e shkarkoni Presidentin apo do iu shkarkojë ai juve?

Rama: Kundërsulm është term sportiv, ushtarak.

Lela: Presidenti ka thënë se Parlamenti do vetëshpërndahet?

Rama: Fallxhorët i ka Presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga Presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve.

Është më i miri…

Më i miri i mundshëm për opozitën, për Shqipërinë jo fatkeqësisht.

Parlamentin e shpërndan populli, thotë Meta..

Rama: Ku e ka popullin ky, në Whatsapp? Tani të lutem, është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe ditëlindja e vajzës, sesa kjo temë./ Opinion.al

Pas