Një shqiptar është kapur në Itali me 90 gram kokainë, si dhe i janë gjetur në shtëpi pajisje për përgatitjen e drogës për shitje. Në pranga të policisë ka rënë Ervis Beqaj, 27 – vjeç, i cili jeton në Nereto.
Gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën 90 gram kokainë, si dhe 52 gram përzierës dhe materiale të tjera për ndarjen e drogës në doza.
Beqaj përgatiste çdo dozë me gjysmë grami dhe më pas e shiste atë në lokalet e natës. Nga shitja e kësaj sasie kokaine, 27 – vjeçari do të nxirrte një fitim prej 7 mijë eurosh. Ndërkohë gjatë kontrollit atij iu gjetën dhe 3 mijë euro cash.