Një 30-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë , në një operacion të koduar “Weekend”.
I riu me iniciale A.Dh, banues në Nishtullë të Durrësit akuzohet si shpërndarës i lëndëve narkotike, kryesisht gjatë fundjavës nëpër lokale të ndryshme.
Sikurse njofton policia, në banesën e 30-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan, 1 kg heroinë, 6.5 gr. kokainë, një qese me fara kanabisi, një peshore elektronike dhe një sasi eurosh, paund e lekë shqiptare.
I riu nga Durrësi do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Opinion.al