Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e makinës së parë ushtarake shqiptare, e cila është quajtur “Shota”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai bën me dije se makina është e blinduar dhe vjen si një krijim i një ekipi vajzash të udhëhequr nga Arjeta Puca.
“MIRËMËNGJES dhe me “Shotën”, automjetin e parë ushtarak të blinduar “Made in Albania”, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.