Rruga e Tiranës për në Europa League duhet të kalojë nëpërmjet Jang Bojs.
Në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, bardheblutë u njohën me kundërshtarin e ndeshjes së “play-off” për kualifikimin në fazën e grupeve të Europa League.
Shorti nuk ka qenë i lehtë për kampionët shqiptarë pas përballë do të kenë kampionët e Zvicrës të cilët vitin e kaluar luajtën në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja do të luhet më 1 tetor në Zvicër. Suksesi për djemtë e Egbosë do të thotë histori pasi do të jetë hera e parë për Tiranën që kualifikohet për një turne madhor në Europë. /Opinion.al