TIRANE- Emiljano Shullazi është shoqëruar mbrëmjen e së shtunës në Policinë e Tiranës për tu marrë në pyetje, pasi dyshohet se ka kërcënuar kandidatin për Rektor të Universitetit të Tiranës, Mynir Koni dhe rektorin aktual Dhori Kule. Akuza është bërë nga ish-Kryeministri Berisha i cili ka tha se “Koni është kërcënuar për tu terhequr nga gara”. Përballë tij në këtë garë është Klodeta Dibra.
Pas këtij lajmi kanë vershuar komentet në rrjetet sociale. Qytetarët mendojnë se policia po bën shoë dhe nuk do të arrestojë Shullazin. Po u sjellim vetëm disa prej tyre, bërë në faqen e Opinion në Facebook.