Policia e Tiranës ka shoqëruar Indrit Dokle, person me rekorde të shumta kriminale. Shoqërimi i tij ka ardhur pas informacioneve se lëvizte me një person i identifikuar si Fatjon Murati i shpallur në kërkim nga autoritetet për armëmbajtje pa leje.
Aktualisht Dokle është duke u marr në pyetje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Dokle ka qenë më parë i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit, por është liruar dy vite më parë.
Pasi shqyrtoi çështjen për disa muaj me radhë, gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e burgut të Fushë-Krujës të të dënuarit me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike.