TIRANE- Janë rikthyer protestat mëngjesin e sotëm tek parku i Liqenit Artificial. Aktivistë të shoqërisë civile kanë shembur rrethimin, ku parashikohet të ndërtohet një qendër multifunksionale për fëmijë.
Pas shembjes së rrethimit, aktivistët kanë vendosur një pankartë ku shkruhet “pronë publike”, në parkun e liqenit artificial. Protestuesit thonë se nuk do të lejojnë prerjen e pemëve dhe ndërtimin e një parku me beton brenda parkut të liqenit.