Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shokuese! Aktorja nga “Bixhoz me Dashurinë” tregon se e kanë abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë. Nxit fansat të tregojnë raste të tilla

2018/07/23 at 11:12 AM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Shokuese! Aktorja nga “Bixhoz me Dashurinë” tregon se e kanë abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë. Nxit fansat të tregojnë raste të tilla

Aktorja Shrenu Parikh sapo ka bërë debutimin e saj në serialin “Bixhoz me Dashurinë”. Personazhi i saj, Gori po detyrohet të martohet me një burrë që nuk dashuron. Kjo nuk është hera e parë që në një serial indian trajtohen tema të tilla sociale, me një ndjeshmëri tepër të lartë por që për fat të keq janë pjesë e realitetit tonë. Bëhet fjalë për abuzimin seksual. Aktorja ka vendosur që përmes Instagramit të bëjë një rrëfim shokues, që sikurse ajo tregon bëhet fjalë për diçka që ka lënë shenja të thella në jetën e saj.


Shrenu tregon se kur ishte fëmijë persona të njohur e kanë prekur në vende të papërshtatshme dhe synimi i saj duke bërë publike këtë histori është të nxisë fansat që të mos qëndrojnë të heshtur, por të flasin dhe të denoncojnë raste të tilla.

Ja historia që ka treguar aktorja Shrenu Parikh: “Kur isha fëmijë pushimet zakonisht i kaloja tek gjyshërit në një qytet tjetër. Në atë kohë udhëtoja me autobus. Kur nuk kishte vend bosh, gjyshi i kërkonte ndokujt rastësisht që të ulesha me të. Në të njëjtën mënyrë, njëherë një xhaxhi i tha gjyshit se mund të ulesha në prehrin e tij. Ndonëse unë nuk doja, pasi nuk isha e lodhur, gjyshi më detyroi që të ulesha tek zotëria. Si fëmijë nuk mund ta dija se çfarë mund të ndodhte. Më kishte zënë gjumi nga rruga e gjatë dhe zgjohem vetëm nga ndjesia që dikush po më prekte dhe nuk po më dukej normale. E ndjeja që diçka nuk ishte në rregull, por gjithsesi ngela si e mpirë dhe i thashë vetes që nuk ka asnjë problem, “ ai thjesht po më mban”, mendoja me vete. E shikoja gjyshin që qëndronte pak më larg, por nuk munda ti thoja asgjë, as në atë moment dhe as më vonë. Sa do të doja të kisha folur për këtë gjë, sa do të doja që i njeri të merrte ndëshkimin që meriton për faktin që ngacmoi një vajzë 6 vjeçare. Kjo nuk është diçka që ka ndodhur vetëm një herë, sa e sa herë përsëriten raste të tilla. Njoh plot shoqe që kanë kaluar të njëjtën gjë dhe kurrë nuk kanë gjetur guximin të flasin për këtë. Nuk e ngrejmë kurrë zërin, pasi kemi frikë se shoqëria nuk do të na besojë dhe nuk luftojmë për veten tonë. Atë që po kalon Gori besoj se është diçka që secila prej nesh e ka kaluar në një moment të caktuar të jetës. Prandaj jam shumë e lumtur që e kemi trajtuar këtë gjë në serial, në mënyrë që femrat të gjejnë forcën e guximin dhe të tregojnë e të flasin. Nëse ne nuk pranojmë të vërtetën tonë, atëherë askush tjetër nuk do ta bëjë. Kjo është thjesht një përpjekje e vogël për të krijuar hapësirën dhe mundësinë që të gjitha të ndajmë historitë tona dhe të ngrejmë zërin.”

Shpresojmë shumë që postimi i Shrenu të inspirojë shumë njerëz që të flasin e të ngrejnë zëri ndaj këtyre veprimeve të tmerrshme. Ju çfarë mendoni për këtë histori të aktores? E tmerrshme, apo jo?

As a kid I used to spend my vacations at my grandparents’ town! Those days we travelled in a local bus! And when the seats used to be occupied my grandfather used to request someone to share the seat for me! Similarly one uncle offered to nanu that “il make her sit on my lap” He willingly agreed thought atleast I won’t get tired, he made me sit on his lap! Me as a child couldn’t know what’s gonna happen to me I dozed off, only woke up to the feeling of being inappropriately being touched by that uncle! I could sense somethings wrong but I went all numb and thought it’s ok for him to hold me like that! I could see my naanu standing a little away from me but couldn’t tell him anything not then not later! I wish I would have spoken about it, I wish that man would’ve gotten his share of punishment for molesting a 6 year old! Not once but so many such incidents have happened , I’ve known from my friends but we never talk about it! Never raise our voices cz we r scared of how the society will eventually not believe us and we don’t stand for ourselves! What’s happening with Gauri is something I’m sure we all have faced on some or the other level in our lives! And that’s why m so glad we did this track so that women can come out and speak. If we don’t own our truth nobody else will. This is just a small attempt to create a space for all of us to share our stories and raise our voices! #ishqbaaaz #metoo

A post shared by Shrenu Parikh (@shrenuparikhofficial) on May 29, 2018 at 12:12pm PDT

Etiketa: abuzohet seksualishtaktorjaBixhoz me Dashurinë


Ju sugjerojmë

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
Life Style

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

3 Shkurt, 2026 4:47 pm
Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
-Kulturë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

30 Janar, 2026 10:27 am
Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor
Life Style

Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor

24 Janar, 2026 2:50 pm
(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú
-Kulturë

(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú

24 Janar, 2026 10:44 am
Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë
-Kulturë

Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë

18 Janar, 2026 10:41 am
Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Para
Rita Ora ndez rrjetin fotot e fundit do ju lënë pa fjalë

Rita Ora zhvishet dhe ha patatina në shtrat... duket sensuale

Vettingu/ KPK dyshon se fshehu pasurinë, gjyqtari deklaron 1 milion lekë borxh prindërve

Vettingu/ KPK dyshon se fshehu pasurinë, gjyqtari deklaron 1 milion lekë borxh prindërve

Prishja e Teatrit Kombëtar/ Artistët letër Presidentit Meta: “Ke mbetur vetëm ti, riktheje projektligjin”

Prishja e Teatrit Kombëtar/ Artistët letër Presidentit Meta: "Ke mbetur vetëm ti, riktheje projektligjin"
















TE FUNDIT

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
6 Shkurt, 2026

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin...

Lexo më shumë

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com