Kronikë

Shoferit të një institucioni shtetëror, i sekuestrohet kokainë dhe 3 pistoleta



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 24/09/22 |
Opi Nion

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi 31-vjeçarit të identifikuar si Klaudio Malaj, me detyrë shofer në një institucion të rëndësishëm shtetëror.

31-vjeçari u arrestua mbrëmjen e 18 shtatorit, pasi në mjetin e tij luksoz ‘Audi’ A6 u gjet dhe sekuestrua një sasi kokaine, e ndarë në 34 doza të gatshme për t’i shitur.

Sipas Balkanweb, fillimisht ai ka tentuar t’i shmanget kontrollit të forcave Shqiponja. Por, pas insistimit të uniformave blu, ai pranoi se në makinë kishte vetëm doza droge për përdorim vetjak, por më pas rezultoi se kishte një sasi të konsiderueshme.

Pas arrestimit të tij, policia ushtroi kontroll në banesën e të dyshuarit dhe gjeti 3 pistoleta dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh.

Shoferi i institucionit me rendësi shtetërore, ndodhet aktualisht nën masën e arrestit me burg për akuzat e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”.

Pas