Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shndërron Shqipërinë në një laborator të madh kriminal”/ Zheni Gjergji për lejimin e surrogacisë: Ligji u hartua në fshehtësi në klinikat private

2024/04/23 at 11:41 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shndërron Shqipërinë në një laborator të madh kriminal”/ Zheni Gjergji për lejimin e surrogacisë: Ligji u hartua në fshehtësi në klinikat private

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësinë, Zheni Gjergji është shprehur se projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” u hartua në fshehtësi dhe nga një grup pune që mbahet sekret.

Gjergji theksoi se ky projektligj shkatërron konceptin e familjes dhe vazhdimësisë së jetës.

Sipas saj një grua sot nuk merr dot asnjë shërbim bazik të ndjekjes së shtatzënisë pa pagesë siç e ka ligji aktual dhe kjo do të vazhdojë të jetë fasadë.

Sa i përket pr.ligjit për nënat surrogate, Zheni Gjegji u shpreh se do t’i hapte rrugën një abuzimi masiv dhe një skllavërie moderne, që sipas saj,  e shndërron Shqipërinë në një laborator të madh kriminal.

”I hartuar në fshehtësi nëpër klinika private që ditën bllokojnë shërbimet publike dhe natën u japin jetë aktiviteteve të pakontrolluara, kjo nismë i hap rrugë monopolist të shëndetit riprodhues që nëse Ministria e Shëndetësisë të përcaktojë dhe licensojë ekspertët e fushës së riprodhorimit të asistuar me kritere allashqiptarçe duke shkatërruar shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhimit të asistuar.

Grupi i punës mbahet sekret, sepse është në paligjshmëri të plotë duke qenë në konflikt interesi.

Ky projektligj i paraprin edhe shkatërrimit të plotë të konceptit të familjes, të mëmësisë dhe vazhdimësisë së jetës veçanërisht seksit femëror pa një kontroll nga institucionet publike e shëndetësore.

Flitet për mëmësi dhe shtatzëni të sigurt, vetëm në përkufizimet e ligjit nga fundi kuptohet, por ndërkohë një grua shtatzënë sot nuk merr dot asnjë shërbim bazik të ndjekjes së shtatzënisë pa pagesë siç e ka ligji aktual dhe kjo do të vazhdojë të jetë fasadë.

Sa i përket konceptit të surrogacisë, nënës zëvendësuese, ligji ka parashikuar që ky akt do të realizohet përmes një marrëveshje me shkrim përmes palëve, hapësirë ligjore abuzive. Ky akt në vendet ku njihet realizohet nëpërmjet një vendimi gjykate që merret me çështjet civile. Në Evropë, shtetet e fuqishme e kanë të ndaluar pasi prek shtresat e grave në kushte të rënda ekonomike. Kjo marrëveshje i hap rrugë një abuzimi masiv dhe një skllavërie modern duke e shndërruar Shqipërinë në një laborator të madh kriminal”, u shpreh Gjergji.

Ju sugjerojmë

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton
Bota

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton

17 Qershor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 qershor 2025

17 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 qershor 2025

17 Qershor, 2025 8:05 am
Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
-U tha në Opinion

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

16 Qershor, 2025 11:20 pm
Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
-U tha në Opinion

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

16 Qershor, 2025 11:07 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
-U tha në Opinion

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

16 Qershor, 2025 10:57 pm
Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
Bota

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 10:25 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025 10:12 pm
Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja
Politikë

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

16 Qershor, 2025 9:55 pm
Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht
Aktualitet

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

16 Qershor, 2025 9:09 pm
Para
Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 39-vjeçarja në Dibër

Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 39-vjeçarja në Dibër

Ernest Gjoka kthehet në pankinë, merr drejtimin e bardhebluve të kryeqytetit

Ernest Gjoka kthehet në pankinë, merr drejtimin e bardhebluve të kryeqytetit

U arrestua dy muaj më parë, lirohet nga burgu anëtari i bandës së Gaxhait

U arrestua dy muaj më parë, lirohet nga burgu anëtari i bandës së Gaxhait

TE FUNDIT

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton
17 Qershor, 2025

Për më shumë se 48 orë, izraelitët kanë fituar epërsi ajrore mbi Iranin, një arritje e theksuar nga Kryeministri Netanyahu....

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 qershor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
17 Qershor, 2025

Përgjatë orëve të paradites, territori Shqiptar, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta ku më më...

Lexo më shumë

Horoskopi, 17 qershor 2025

Horoskopi, 12 prill 2025
17 Qershor, 2025

DASHI Një ditë e shkëlqyer falë Hënës në Ujor që ju jep energji mendore, sharm dhe kreativitet. Në dashuri jeni...

Lexo më shumë

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
16 Qershor, 2025

Lindja e Mesme është rindezur nga një tjetër konflikt pas sulmeve izraelite kundrejt Iranit. Izraeli ka deklaruar disa sulme në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com