Rajoni

Shkup, 40-vjeçari vret nënën dhe gjyshen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:10 - 11/01/23 |
Opi Nion

Një 40-vjeçar nga Shkupi dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e gjyshen e tij.

Ngjarja  ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa ende nuk dihen motivet që kanë çuar 40-vjeçarin drejt aktit ekstrem.

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer vëzhgime në vendngjarje në një banesë në rrugën ‘Ruzveltova’ ku sipas informacioneve fillestare një 40-vjeçar i ka marrë jetën nënës dhe gjyshes. Për zbardhjen e ngjarjes, prokurori publik do të lëshojë urdhër për autopsi të të ndjerave si dhe ekspertizë të të gjitha gjurmëve të konstatuara në vendngjarje”, thonë nga prokuroria.

Ndërkaq më herët edhe nga policia e konfirmuan rastin dhe njoftuan se 40-vjeçari tashmë është arrestuar./KlanMacedonia

Pas