Lumi Shkumbin ka çarë argjinaturën dhe është futur në fushë, ndërkohë që probleme ka edhë në hidrovorin e Tërbufit.
“Është çarë argjinatura e lumit Shkumbin. Lumi është futur në fushë. Presioni i madh i ujërave nuk u mbajt dot nga argjinatura. Ka pasur prurje rekord, 2300 m3 për sekondë.
Reshjet e shiut kanë bërë që të dëmtohen hidrovoret. ” Është katastrofë natyrore dhe duhet përballuar”, tha Panariti.
Duhet të përmbajmë lumin me aq sa të mundemi. Në ditët në vazhdim do ketë ndërprerje të reshjeve. Prurjet kanë sjellë edhe shumë papastërtira dhe kanë bllokuar grykën e kanaleve. Thirrje banorëve të largohen nga banesat”, ka thënë Panariti.