Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkroi emrin e Ramës në kazanët e plehrave, aktivisti: Rrëfej 7 orët e mia në qeli…

2016/09/23 at 7:46 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkroi emrin e Ramës në kazanët e plehrave, aktivisti: Rrëfej 7 orët e mia në qeli…

Dy të rinj në Tiranë u shoqëruan mëngjesin e sotëm nga policia, pasi shkruan emrin e kryeministrit Edi Rama dhe të disa politikanëve në kazanët e plehrave. Klodjan Leka dhe Bislim Lakna e ndërmorrën këtë nismë në shenjë proteste ndaj gjithë atyre deputetëve që miratuan një ditë më parë ligjin për importin e mbjetjeve në Shqipëri.


Në një intervistë ekskluzive për “Balkanweb”, Klodjan Leka sqaron se arsyeja e ndalimit të tij nga policia ishte “për fyerje të personaliteteve të rëndësishme shtetërore”. Aktivisti i shoqërisë civile rrëfen 7 orët e ndalimit të tij në qelinë e paraburgimit dhe deklaron se nuk do të heqë dorë nga protesta për të mos pranuar ligjin e mbetjeve urbane.

Ku ju ndaluan?
Ne u ndaluam në rrugën “Myslym Shyri” rreth orës 3 të mëngjesit. Një makinë e vogël “Polo” dhe një fugon policie zunë rrugën ku po ecnim, ndërsa një motor sportiv priste në rrugicën prej nga mund të ikje dhe që prangosi bashkëaktivistin kur ky, në panik e sipër, tentoi t’i shpëtonte arrestimit. Pra, me pak fjalë, kishin mbyllur të gjitha rrugët.

Çfarë arsye ju komunikuan policët për ndalimin?
Sipas policisë, ndalimi u krye pasi ne, sipas një raportimi sekret, që të themi të drejtën nuk është hiç sekret, pasi raportimi i taksistëve dhe rojave private tek kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë është bërë modë tashmë, – ne paskemi shkruar parrulla me përmbajtje shqetësuese. Megjithatë, ne nuk kishim shkruar parrulla, por emra të disa politikanëve të rëndësishëm, si të pozitës dhe opozitës. Policia e kuptoi me vonesë këtë, dhe nga krimi i çuditshëm i të bërit “street art”, kaloi në akuzë për fyerje të personaliteteve të rëndësishme shtetërore. Pastaj, pas arrestimit të bujshëm, policia nisi po prapë me zhurmë të kërkonte për gjurmet e krimit nëpër koshët e mbeturinave.

Sa orë qëndruat në komisariat?
Qëndruam nga ora 3 deri në orën 10, në një dhomë të ftohtë, me një stol të vetëm dhe ujë çezme. U përpoqëm të flinim ose të qetësoheshim disi, por ishte e pamundur. Ishim kriminelët e vetëm në stacionin policor.

Me kë ishit në qeli?
Me shokun tim, Bislim Laknen, student dhe aktivist politik kosovar. Ia vlen të ndalemi për të përshendetur edhe dy policët babaxhanë të turnit, që përkundër kolegëve të tyre, u treguan të njerëzishëm dhe mirëkuptues.

Si u soll policia me ju në ambjentet e paraburgimit?
Ka dy lloje policësh. Policët me përvojë, burra babaxhanë që përpiqen të kuptojnë idetë dhe dëshirat e brezit të ri, pasi janë prindër bashkëmoshatarëesh tanë dhe kaposhët e fryrë me klishe, që nuk besojnë se njeriu mund të besojë dhe që besojnë se uniforma u jep autoritet pothuajse pervers mbi të tjerët. Kërcëllitjet e dhëmbëve, fyerjet dhe sjelljet prej garipi janë realitet në komisariatet e policisë.

Përse e kundërshtoni ligjin për mbetjet?
Së pari, në kushtet kur qytetet tona kutërbojnë prej kërmës dhe institucionet publike janë të paafta për të administruar edhe ato pak mbetje urbane, është marrëzi të pretendosh përpunimin e mbetjeve të botës në Shqipëri. Së dyti, imagjinoni ç’fatkeqësi mund të sjellë korruptimi i një doganieri, një inspektori, një mjedisori etj., nëse siç dyshohet, importohen mbetje të rrezikshme. Së treti, alternativa ekonomike dhe institucionale e qeverisësve për rimëkëmbje nuk duhet kërkuar tek importimi i mbeturinave, tek lendet e kontaminuara, tek kanabisi apo industritë e rrezikshme, sepse kjo alternativë nuk sjell asgjë të mirë, veçse më shumë të keqe. Ne si ORGANIZATA POLITIKE kemi thirrur një protestë para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar përgjegjësi për vdekjen në punë të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, që për turp të zotit, vazhdohet të heshtet mbi ikjen tragjike të tij, si nga Bashkia, si nga Prokuroria dhe si nga institucione tjera përgjegjëse. Nëse importi i plehrave lejohet të ndodhë dhe përpunimi i tyre të kryhet sipas modelit aktual të punës në industrinë e përpunimit, vdekje të tjera, mbase edhe më tragjike, do kemi çdo ditë.

Nga e morët shkakun për të shkruar emrat e politikanëve në kazanët e plehrave?
Ishte një ide që qarkulloi gjatë kohës që protestonim para Parlamentit, por edhe domosdoshmëri, në kushte kur pushteti qëndror refuzon të dëgjojë kritikat dhe zërin tend. Ne nuk kemi se ku të shprehemi tjetërkund, nuk kemi hapësirë tjetër lirie, veç rrjetit social dhe mureve të qytetit. Po ashtu, ideja e të shkruarit të emrave të politikanëve nëpër kazanë mbeturinash, erdhi si rrjedhojë e hipokrizisë dhe tradhëtisë së padurueshme të interesit publik dhe shoqërisë shqiptare. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Nuk mund të lejojmë që të njëjtat fytyra të tallen të pashqetësuar me qytetarët, kur brezi ynë, por edhe tërë shoqëria, po shkon në djall prej veprimeve ose mosveprimeve të tyre.

A do vazhdoni protestat?
Sigurisht që po. Njerëzit sikur e kanë humbur besimin tek fuqia ndryshuese e protestës, por është i vetmi mjet demokatik që kemi, pavarësisht kufizimeve rreptësisht policore të saj kohëve të fundit. Njerëzit duhet të kuptojnë se bota nuk ndryshohet me një protestë të vetme. Nevojitet këmbëngulje dhe vazhdimësi. Presim të bashkohemi me organizata, personazhe publike dhe këdo që kërkon ndryshim, që të vendosim si dhe çfarë do të bëjmë në të ardhmen.

 

Etiketa: aktivistikazanet e plehraveqelirama


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Drejtësia/ Ambasadori Doland Lu, takime me disa deputetë të PD-së

Donald Lu: Qeveria ‘Rama’ probleme me drogën si 'Berisha'. Nuk përgjigjet për Dibrën

Deklaratat e javës në Opinion/ Lulzim Basha, Artur Zheji

Deklaratat e javës në Opinion/ Lulzim Basha, Artur Zheji

Foto-lajm/Pas thirrjes së Blushit, kazanët e plehrave me emrat e deputetëve

Video-STOP/ Bashkia fshin emrin e Edi Ramës nga kazanët e plehrave
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}