Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkrimtarë e publicistë në çadër: Arroganca, grushti i hekurt i maxhorancave

2017/04/10 at 3:36 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkrimtarë e publicistë në çadër: Arroganca, grushti i hekurt i maxhorancave

Shkrimtarët, poetët,  publicistët; Zija Cela, Bardhyl Londo, Prec Zogaj, Agron Tufa, Rexhep Shahu, Izet Duraku ishin sot në çadrën e lirisë në Bulevard.


Shkrimtari Zija Çela tha se qytetarët sot janë ngritur për të kërkuar minimunim e nevojshëm për të qënë të tillë. Duke hequr paralelizëm mes zgjedhjeve dhe një gare vrapimi, Çela tha se ndershmëri në konkurencë, do të thotë të nisesh nga pozita të njëjta.

“Ekuacioni është i thjeshtë. Zgjedhjet e lira në demokraci janë si shkronja A. Pa Alfa-n nismëtare, i tërë alfabeti politik mund të bëhet çorbë. Kjo e bën çështjen tuaj jo vetëm të drejtë, por edhe shumë të rëndësishme. Por ne, përsëri jemi duke humbur, dhe duke humbur rëndshëm. Po humbasim nderin e përkatësisë kombëtare dhe moralin e qytetarisë me damkën e rekordit europian të drogës. Gjithë ky kapital i krimit do të përdoret patjetër nga të kriminalizuarit”.

Arroganca është grushti i hekurt i maxhorancave, të cilat nuk ka përse ta harrojnë përlulësinë njerëzore (sa e bukur dhe sa e vyrtytshme është!), si dhe kodin e mirësjelljes politike, veçanërisht etikën e gjakftohtësinë ndaj pakicës. Prandaj, sipas meje, hapat më veprues priten nga Kryeministri”.

Poeti Bardhyl Londo e quajti kauzën e qytetarëve si thelbin e çdo reforme tjetër.

“Kauza, për të cilën po sakrifikoheni, është çështja më e shenjtë e njeriut në botë. Le të bërtasin ose pëllasin sa të duan që të barazojnë zgjedhjet e lira me reformat e tjera. Të gjitha reformat janë të nevojshme, janë të domosdoshme, por e para e mbi të gjitha është reforma për votën e lirë, për zgjedhjet e lira. Të gjitha varen nga kauza e votës. Prandaj, kjo është një luftë e shenjtë, një luftë që nuk është vetëm kauza e juaj ,por është kauza e të gjithë shqiptarëve”.

Preç Zogaj tha se qytetarët, intelektualët, njerëzit e mendimit janë të munduar dhe të sfiduar kur krimi ngrihet në pushtet dhe merr në dorë fatet e njerëzve.

“Janë jo vetëm të mundur e të sfiduar por dhe të provokuar kur vendin e pushton kanabizimi. Arsyeja pse unë, kolegët e mi, shkrimtarë, filozofë, artistë, të gjithë mbështesim këtë protestë, është pikërisht kjo, sepse të gjithë ndihemi të provokuar bashkë me ju, bashkë me qytetarët. Jemi të vendosur të bëjmë gjithcka me fjalë, me penë, me sakrifica që Shqipëria të dalë nga ky qorrsokak që nuk e ka njohur tranzicioni shqiptar. Krimi ka qenë gjithmonë vërdallë, por asnjëherë në pushtet”.

Studiuesi dhe autori Izet Duraku tha se vendi ynë zvillimin duhet ta nisë nga vetja, duke u zmadhuar shpirtërisht dhe duke jetuar Shqipërinë e Naim Frashërit, atë të dashurisë.

“Vota e lirë është votë që respekton ata që janë më pak, ata që kanë humbur. Jo ai që humbet, të humbasë gjithçka dhe fitimtari ti marrë të gjitha. Kjo nuk ndodh gjekundi në botë. Anormaliteti prodhon gjithmonë urrejtje. Urrejtjen ne e kemi lënë me kohë në të famshmen luftë të klasave. Askush nuk e do, të gjithë e stigmatizojmë. Nuk mund të pajtohemi me urrejtjen. Ne jemi njerëz që themi jo, ne emër të dashurisë. Ne duam mbarësi dhe liri që vijnë prej votës së lirë dhe qëndresës së butë e njerëzore, që ti tregojmë gjithkujt se ne kemi moralin e ndërtimit dhe jo shkatërrimit”.

Publicisti e krijuesi Rexhep Shahu tha se Kryeministri Rama nuk është dakort me këtë protestë sepse nuk i do qytetarët të lirë.

“Kjo qeveri ka lënë shkrimtarë pa rroga. Dua t’i kujtoj se ka ish-presidentë, ka ish-kryeministra, por kurrë ish-shkrimtarë, sepse ata janë gjithmonë ndërgjegja e kryeministrit. Unë jam shumë entuziast se kjo kauzë nuk do të lihet në mes por do të mbyllet me sukses”.

Poeti dhe shkrimtari Agron Tufa tha se kur e vërteta nuk është e lirë në një vend, as liria nuk është e vërtetë dhe beteja për ta fituar atë kërkon guximin e qytetarëve.

“Nuk mund të hyjmë në zgjedhje me këtë precedent shumë të rrezikshmëm dhe për ta luftuar kërkohet kurajo e një mendje e lirë, kurajo e guxim deri në shembjen e plotë të kësaj diktature oligarkike financiare, që po e shkatërron gjithë strukturën morale shqiptare. Duhet një vëllazërim i gjithë shqiptarëve që të ndalojmë përcarjen e shqiptarëve, që ti japim fund të gjithë skorjeve dhe pluhurnajës së trashëgimisë komuniste”.

425A3039

425A3090

 

Etiketa: çadërPDpoeteshkrimtare


Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
Ju kujtohet Jetmiri nga Vlora i Big Brother 3, ja ku është ai sot

Ju kujtohet Jetmiri nga Vlora i Big Brother 3, ja ku është ai sot

Kërcënohen me vdekje tre deputetë shqiptarë të Malit të Zi

Grabitje me armë në mes të ditës

The Weeknd publikon foto intime me Selena Gomez

The Weeknd publikon foto intime me Selena Gomez
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}