Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, ndaluan dy shtetas për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shkollore”. Më datë 18.05.2016, u ndaluan shtetasit: Bardhyl Mastori, me detyrë Drejtor i Shkollës Mesme Jopublike ”Dituria” Kavajë dhe Vath Gjylsheni, me detyrë President i Shkollës Mesme Jopublike ”Dituria” Kavajë.
Ndalimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë, pasi u ekzekutuan urdhërat e ndalimit të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykates së Shkallës së Parë Kavajë. Këta shtetas pajisnin qytetarë të ndryshëm me diploma të lëshuara nga kjo shkollë e mesme jo publike. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shkollore” parashikuar nga Neni 187/2 i Kodit Penal.