Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi ka rënë nga kati i dytë i një pallati në Santhià (Vercelli), ku kishte hyrë për të grabitur, së bashku me një person tjetër.
Me mbërritjen e karabinierëve, hajduti i dytë ka arritur të largohet, ndërkohë që viktima, një qytetar shqiptar, ka rënë nga 9 metër lartësi, pasi kangjella në të cilën ishte varur, është këputur.
Sikurse raporton Tgcom, ai ka humbur jetën gjatë transportit me helikopter për në spitalin e Torinos.Ata qe kane njoftuar policine ishin fqinjet e trembur nga zhurmat qe vinin prej shtepise qe duhej te ishte bosh, pasi banoret e saj qene me pushime./Opinion.al