Kronikë

Shkoi të grabiste, 30-vjeçari shqiptar bie nga kati i dytë dhe humb jetën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:58 - 07/08/20 |
Opi Nion

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi ka rënë nga kati i dytë i një pallati në Santhià (Vercelli), ku kishte hyrë për të grabitur, së bashku me një person tjetër.

Me mbërritjen e karabinierëve, hajduti i dytë ka arritur të largohet, ndërkohë që viktima, një qytetar shqiptar, ka rënë nga 9 metër lartësi, pasi kangjella në të cilën ishte varur, është këputur.

Sikurse raporton Tgcom, ai ka humbur jetën gjatë transportit me helikopter për në spitalin e Torinos.Ata qe kane njoftuar policine ishin fqinjet e trembur nga zhurmat qe vinin prej shtepise qe duhej te ishte bosh, pasi banoret e saj qene me pushime./Opinion.al

Pas