Aktualitet

Shkoi në spital me armë me vete, në pranga 37-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 12/08/21 |
Opi Nion

Një konflikt që mund të kishte pasoja për jetën është parandaluar nga Policia e Sarandës.

Dy persona, një 58-vjeçar H.F,, roje e një subjekti dhe një 19-vjeçar në qytetin bregdetar janë konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht, për motive të dobëta.

Por ngjarja nuk ka përfunduar aty. Pasi janë dërguar në spital, për mjekim, në ambientet e jashtme të spitalit është afruar një tjetër shtetas me inicialet K. Ç., i cili ishte thirrur nga shtetasi H. F., për të vijuar konfliktin.

Nga informacionet e marra se shtetasi K. Ç. kishte shkuar te spitali dhe me vete mbante një armë zjarri pistoletë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur në tokë armën e zjarrit.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. F., 58 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’ ndaj 19-vjeçarit N. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore./Opinion.al

Pas