Bota

Shkoi në club pas takimit me një të infektuar me Covid,kryeministrja kërkon falje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:54 - 08/12/21 |
Opi Nion

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka kërkuar falje që ka shkuar në club pasi ra në kontakt me një person të infektuar me Covid-19.

Sanna Marin shkoi në një club në Helsinki të shtunën, disa orë pasi ministri i saj i Jashtëm kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Fillimisht asaj iu tha se nuk kishte nevojë të izolohej sepse ishte vaksinuar plotësisht, por më vonë, mermes një mesazhi i ishte sugjeruar që të izolohej.

Kritikët vunë në pikëpyetje gjykimin e saj për të mos u izoluar deri sa të kryente një tampon.

Kryeministrja socialdemokrate, 36 vjeçe, tha se mesazhi, me tekst, që e këshillonte të shmangte kontaktet sociale ishte dërguar në telefonin e saj të punës, të cilin ajo e kishte lënë në shtëpi.

Kur e pa tekstin të dielën, ajo kërkoi urgjentisht një test Covid dhe rezultati doli negativ.

Nuk vonoi dhe përmes një reagimi në rrjetet sociale ajo ka kërkuar falje për “incidentin”./Opinion.al

Pas