Shkodra mikpret “Ditën e Anestezisë 2025”

Qyteti i Shkodrës u kthye në qendër të diskutimit profesional mbi anestezinë dhe kujdesin perioperativ, në kuadër të aktivitetit “Dita e Anestezise 2025”, organizuar nga Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë.


Konferenca mblodhi profesionistë të fushës nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Qëllimi i saj ishte forcimi i reanimacionit dhe anestezisë në spitalet rajonale përmes metodave të reja shkencore dhe shkëmbimit të përvojave mes profesionistëve të Rajonit.

Kryetar i Shoqatës së Anestezistëve dhe Reanimatorëve, Saimir Kuçi theksoi se kjo ditë synon të sjellë më shumë ndërgjegjësim mbi rëndësinë e anestezisë dhe reanimacionit si shtylla të kujdesit spitalor dhe shpëtimit të jetës.

“Shipëria renditet pothuajse e barabartë me të gjitha vendet europiane për arsye se të gjitha medikamentet që sot përdoren në botë, përdoren edhe në Shqipëri. Edhe tenkologjia përdoret sot në Europë dhe mbarë botën përdoret edhe në vendin tonë”, tha kreu i Shoqates se Anestezistëve dhe Reanimatorëve, Saimir Kuçi.

Në kuadër të kësaj dite, u organizua edhe një aktivitet informues dhe shëndetësor në pedonalen e Shkodrës, ku qytetarët patën mundësinë të kryejnë falas matjen e tensionit arterial dhe nivelit të glicemisë në gjak.

“Dita e Anestezise 2025” është tashmë një traditë që synon jo vetëm përmirësimin e praktikave mjekësore, por edhe afrimin e qytetarëve me profesionistët dhe vlerësimin e rolit të tyre në sistemin shëndetësor.

Klan News



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT