Me thirrjet “Rama ik”, “Duam zgjedhje të parakohshme” dhe “qeveri e krimit”, mbështetësit e opozitës janë zhvendosur nga prefektura në drejtim të Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, aty ku PS ka nisur konstitumin e Këshillit Bashkiak.
Por, pavarësisht se PD është shprehur se tubimi i tyre do të jetë paqësore, forca të shumta police kanë formuar kordonin para ambienteve të bibliotekës për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Kujtojmë që, Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e postit të kryetarit të bashkisë në Shkodër pas akuzave të PD, e cila është shprehur se ai ka qenë i dënuar në Itali dhe është dëbuar nga vendi fqinj./ Opinion.al E.Xh.