Pasditen e sotme, trupi i pajetë i një gruaje është nxjerrë nga lumi Buna në Shkodër.
Trupi i pajetë është gjetur brenda një kohe të shkurtër dhe është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës.
Sipas policisë, gruaja e identifikuar si Shefike Osja dyshohet të jetë vetëmbytur.
Nga këqyrja e trupit rezultonte 63-vjeçarja nuk kishte shenja dhune.
Grupi hetimor vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.