Policia e Shkodrës ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3 fëmijët e saj ë mitur, e cila është larguar nga banesa.
Denoncimin në polici e ka bërë ditën e djeshme bashkëshorti i 39-vjeçares me iniciale A.A.
Bashkëshorti ka kallëzuar se e shoqja është larguar nga banesa, ndërsa policia po punon për gjetjen e gruas dhe fëmijëve të tyre të mitur.
“Më datë 03.05.2024, shtetasi E. A., 31 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre”,-raporton policia.