Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.
Raportohet se një automjet tip Alfa- Romeo ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy kalimtarë, ku një ka mbetur e vdekur dhe një tjetër qytetar i plagosur.
Automjeti është përplasur me një mur dhe më pas ka marrë përpara dy këmbësorët, prej të cilëve një 28- vjeçare e cila ka humbur jetën në spital dhe një 42- vjeçar i cili ka shpëtuar dhe po mjekohet.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.