Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkencëtarët: “Fëmijët kanë nevojë për mikrobe, jo për antibiotikë”

2018/10/21 at 5:18 PM
në -Shëndeti, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkencëtarët: “Fëmijët kanë nevojë për mikrobe, jo për antibiotikë”

Sigurisht që larja e duarve është shumë e rëndësishme. Por problemi i madh, të paktën në perëndim është se prindërit e kanë marrë shumë seriozisht një proces të tillë për të mbajtur gjithçka pastër.


Shkenca moderne tregon se të largosh organizma të vogla të quajtura mikrobe me anë të dezinfektuesve të duarve, sapunë antibakterial dhe overdoza antibiotikësh, po shkakton një impakt tmerrësisht negativ në sistemin imunitar të fëmijëve tanë, konfirmon mikrobiologia Marie Claire Arrieta, bashkë autore e një libri të titulluar ‘Let Let Man Dirt: shpëtoni fëmijët nga një botë e vjetruar.’

Ekspertët i mëshojnë faktit se ky ekzagjerim në pastërti kontribuon në një sërë kushtesh kronike që variojnë nga alergjitë në obezitet. Marie Claire Arrieta shpjegon se kur lindim, nuk kemi mikrobe.

Sistemi ynë imunitar është i pazhvilluar. Por, sapo mikrobet hyjnë në aksion, aktivizojnë sistemin imunitar, i cili nis të funksionojë në mënyrë të saktë.

Një higjenë e tepërt është një hipotezë që shpjegon pse alergjitë, obeziteti dhe inflamacionet janë sëmundje në rritje.

Ky shpjegim nuk është vetëm gjenetik, sipas Marie-Claire Arrieta.

Kërkimi tregon se kjo mungesë e ekspozimit ndaj mikrobeve po kontribuon në shfaqjen e këtyre sëmundjeve. Shkenctarët besojnë se ky ekspozim ndaj mikrobeve në fillim të jetëve tona, është i nevojshëm derisa sistemi ynë imunitar të jetë formuar dhe në fund të mund të parandalojë zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Një nga këto të dhëna tregon se fëmijët që rriten në zona rurale kanë më pak mundësi për të patur astmë. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për të mbledhur gjërat dhe për të vajtur në fshat, por ajo që sugjeron studimi është se të jetosh në një ambient pa pastërti të tepruar është në të vërtet, më mirë.

E njëjta logjikë aplikohet edhe në rastet kur kemi një kafshë shtëpiake, sidomos një qen. Studimet kanë treguar se pastërtia e gjithçkaje që hyn në gojën e fëmijëve, rrit mundësinë e astmës. Probabiliteti i të pasurit astmë ulët nëse biberoni pastrohet nga goja e prindërve.

Sigurisht, higjena është thelbësore për shëndetin tonë. Nuk duhet të ndalojmë së lari duart. Por, është mirë që ta bëjmë një gjë të tillë në momentin që shërben për parandalimin e sëmundjeve, pra: të hamë e më pas të përdorim tualetin.

Nëse fëmija juaj është në kopsht duke luajtur me dhe’, mos ia hiq atë pisllëk nga duart. Kjo është këshilla e shkencëtarëve. Duhet të ketë një ekuilibër mes parandalimit të infeksionit, që është ende një kërcënim në shoqëri, por edhe të promovojmë ekspozimin ndaj mikrobeve, që për studiuesit është e shëndetshme.



Ju sugjerojmë

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
Life Style

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

13 Shtator, 2025 3:02 pm
“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë
Life Style

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

10 Shtator, 2025 7:16 pm
OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
Life Style

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

8 Shtator, 2025 10:01 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore
Life Style

Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore

1 Shtator, 2025 11:06 am
Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike
Life Style

Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike

31 Gusht, 2025 12:46 pm
Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë
Life Style

Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë

30 Gusht, 2025 9:17 pm
Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale
Life Style

Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale

30 Gusht, 2025 4:34 pm
Para
Tragjedi/ Përplasen dy trena, dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur!

Tragjedi/ Përplasen dy trena, dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur!

E FUNDIT/ Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko

E FUNDIT/ Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko

Ky ushqim kombinuar me çaj jeshil ul rrezikun e kancerit me 89%

Ky ushqim kombinuar me çaj jeshil ul rrezikun e kancerit me 89%
















TE FUNDIT

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt
20 Shtator, 2025

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, u prezantua para uniformave të bardha këtë të shtunë në mëngjes në një...

Lexo më shumë

Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda

Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda
20 Shtator, 2025

5 persona janë arrestuar në Fier, pasi ushtronin prostitucion në një lokal në Mbrostar. Uniformat blu bëjnë me dije se...

Lexo më shumë

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja
20 Shtator, 2025

Katër parti të reja që garuan në parlamentaret e 11 majit 2025, kanë përfituar kompensim financiar pas zgjedhjeve. Kompensimi financiar...

Lexo më shumë

Tiranë/ U kap duke transportuar pako me kokainë, arrestohet 22-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
20 Shtator, 2025

Një 22-vjeçar u arrestua nga policia pasi kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me kokainë, për ta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com