Duket se shqiptari Shkëlzen Gashi do ta lërë Bazezlin, pjesë e të cilit është aktualisht. Një skuadër italiane e Serisë A është interesuar për sulmuesin shqiptar dhe është pikërisht skuadra në të cilën luajnë futbollistët e kombëtares, Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Arlind Ajetit dhe Rei Manaj. Ekipi i Veronës pritet të përforcojë formacionin e vet, për të mbijetuar në serinë A dhe interesimi për Gashin është bërë tashmë i njohur.