Kronikë

Shkel lejen e dhënë nga burgu, arrestohet 36-vjeçari me kanabis


               Publikuar në : 10:17 - 29/05/19 |
xhu lia

Një 36-vjeçar në qytetin e Fierit ka rënë në prangat e policisë pasi kishte thyer lejen e dhënë nga burgu, ku ishte duke vuajtur dënimin me akuzën e trafikut të drogës.

I dënuari me inicialet G.T u ndalua nga policia pranë një qendre tregtare, ndërkohë që nuk ishte kthyer në burg pas përfundimit të lejes shpërblyese.

Policia e Fierit ka bërë të ditur se ai është i dënuar me 7 vjet heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike. Pas ndalimit, 36-vjeçarit i është bërë një kontroll fizik ku iu gjet edhe një sasi kanabisi si dhe një patentë greke, e cila  dyshohet si e falsifikuar.

Pas arrestimit në flagrancë krahas dënimit për trafik droge për 36-vjeçarin do të rëndojnë edhe akuzat për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, falsifikim dokumentesh si  dhe largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit./Opinion.al/

Pas