Eurojust dhe Europol, kanë shkatërruar një rrjet kryesisht shqiptar të trafikut të drogës që shtrinte aktivitetet në disa shtete.
Mësohet se forcat policore evropiane kanë shkatërruar një rrjet shqiptar të trafikut të drogës që shtrinte aktivitetet e tij të paligjshme në Gjermani, Itali dhe Holandë.
Europol në bashkëpunim me policinë në të tre vendet, arrestoi 35 persona dhe sekuestroi më shumë se 1 milion euro.
“Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për shpërndarje të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian”,-tha Europol.
Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi droge do të shitej në treg do të kapte shifrën e një miliard euro.