Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Andi Civici.
Në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ishte konstatuar deklarim i pasaktë dhe mungesë e burimeve të ligjshme për gjyqtarin.
Sipas analizës së Komisionit ai rezulton se nuk justifikon dot një hua të marrë nga vjehrri dhe daja i bashkëshortes. Komisioneri Publik në seancën e djeshme nënvizoi faktin se deklarimet e gjyqtarit janë bërë pa paraqitur asnjë dokument. Këtë fakt e pohoi dhe vetë Civici i cili u justifikuar se “ashtu ishte koha” dhe se nuk e dinte se do të pyetej në të ardhmen për huatë e marra personave të lidhur me familjen e tij.
KPK-së i mjaftoi hetimi administrativ për kriterin e pasurisë për të shkarkuar nga detyra Andi Civicin. /Opinion.al