Kryeministri serb Aleksandër Vucic do të shkarkojnë ministrin e Mbrojtjes, Bratislav Gashic, për shkak se ky i fundit ka bërë komente seksiste në publik.
Indicidenti ndodhi teksa ministri po fliste për mediat. Në këtë moment një gazetare që merrte prononcimin e tij u përkul, në mënyrë që t’i lënte hapësirë kameramanit. “Më pëlqejnë gazetaret që përkulen kollaj”, ka thënë Gashic.
Kjo deklaratë e tij nuk i ka pëlqyer aspak kryeministrit Aleksandër Vucic, i cili ka thënë se do ta shkarkojë ministrin e Mbrojtjes.
“Ne duhet të mbrojmë të gjitha gratë në Serbi, ky ishte një mesazh i keq për të gjitha femrat dhe kur mora detyrën si kryeministër thashë se Serbia do të jetë një shtet modern dhe i denjë. Një vend ku gratë nuk fyhen, ku nuk ka maskilizëm dhe fyerje seksiste”, tha Vucic./LAPSI.AL/