Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkohet gjyqtari kandidat për në Kushtetuese, kandidatja për SPAK kalon

2019/07/18 at 9:51 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkohet gjyqtari kandidat për në Kushtetuese, kandidatja për SPAK kalon

Një nga kandidatët për anëtar në Gjykatën Kushtetuese nuk është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ilir Mustafaj, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së rrethit Tiranë, nuk e ka kaluar vettingun për shkak të problemeve me justifikimin e pasurisë.


Trupa gjykuese e KPK që hetoi Mustafajn përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryesues, Xhensila Pine Relatore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare. Gjyqtari Mustafaj kishte kërkuar më herët përjashtimin e relatores Xhensila Pine nga trupa e KPK por kjo kërkesë ishte rrezuar.

Relatorja Xhensila Pine, tha se nga hetimi i komisionit janë gjetur disa probleme në deklarimet e pasurisë së gjyqtarit Ilir Mustafaj. Lidhur me apartamentin 121 metra katrorë në Tiranë, Mustafaj ka deklaruar si burim krijimi një kredi bankare marrë në 2006, në vlerën 40 mijë euro dhe 7 mijë euro detyrim personave të tretë. Pine tha se nga krahasimi i deklarimeve periodike me atë vetting dhe prej dokumentacionit të siguruar nga Komisioni gjatë hetimit administrativ janë konstatuar mospërputhje lidhur me mënyrën e përfitimit të kësaj pasurie..

Komisioni ngriti dyshime edhe sa i përket kontratës së sipërmarrjes në vitin 2011, duke vënë në dukje se për truallin 332 m2 në pronësi të familjarëve të gjyqtarit Mustafaj, ata përfitonin si kompesim 105% sipërfaqes që kishin në zotërim. “Sipërfaqja e përfituar rezulton se është në vlerën 787 m2 ose 76% e ndërtimit”, tha relatorja Pine.

Komisioni ka gjetur mospërputhje edhe mes dy vërtetimeve bashkëngjitur deklaratës vetting për tokën bujqësore në Ersekë me sipërfaqe 27 mijë m2 të përfituar nga Ligji “Për Tokën”.

Nga ana tjetër Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elida Kaçkini.

Dy ditë më parë, ku dhe u zhvillua seanca dëgjimore për Kaçkinin, u vu në dukje se pasuritë e saj rezultonin siç ishin deklaruar. Qëndrim të njëjtë KPK pati edhe për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit.

Prokurorja është edhe kandidate për në SPAK. Në momentet e rikonfirmimit, miq dhe të afërm kanë shpërthyer në lot gëzimi./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Para
Senatori amerikan i kërkon FBI-së të hetojë aplikacionin FaceApp

Senatori amerikan i kërkon FBI-së të hetojë aplikacionin FaceApp

Instagram bën ndryshimin e papritur

Instagram bën ndryshimin e papritur

I vihet zjarri studios së filmave vizatimore, shumë viktima

I vihet zjarri studios së filmave vizatimore, shumë viktima
















TE FUNDIT

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
13 Korrik, 2025

Ditën e sotme do të mbahet përpjekja e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca në Kuvend, do të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
13 Korrik, 2025

Ditën e diel, 13 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
13 Korrik, 2025

Dashi Sot, përqendrohuni te pushimi dhe rigjenerimi. Është një kohë e mirë për t’u përqendruar te familja dhe relaksimi. Një...

Lexo më shumë

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com