Policia italiane ka vënë në pranga të riun shqiptar, Alensio Serjani i cili shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen e tre personave në Itali.
Gazeta Italiane “La Repubblica” shkruan se i riu është gozhduar nga testi i alkoolit (pas matjes ka rezultauar të ketë konsumuar tre herë më shumë se limiti i vendosur.
Shqiptari i lindur në Barletta, nga prindër shqiptarë, rezidentë prej kohësh në Itali me profesion ishte instruktor tenisi.