Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shisnin drogë me doza, goditet rrjeti kriminal: Ekzekutohen 11 urdhër-arreste 

2024/12/16 at 4:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shisnin drogë me doza, goditet rrjeti kriminal: Ekzekutohen 11 urdhër-arreste 

Policia e Vlorës ka ekzekutuar 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e grupi që shiste doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë. 

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë. 

Ekzekutohen 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi. 

Arrestohet në flagrancë gjatë operacionit edhe një 36-vjeçar, i cili posedonte doza me lëndë narkotike kokainë dhe sende të paligjshme. 

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive dhe me mbështetjen e Inteligjencës Policore, nga Strukturat për Hetimin e Narkotikëve dhe ato Operacionale në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi që shiste doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë. 

Gjatë këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve: 

  •   M. H., 35 vjeç dhe E. H., 26 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

    •   F. A., 35 vjeç dhe O. A., 29 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë; 
     
    •   Xh. M., 27 vjeç dhe S. M., 21 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë; 
     
    •   E. T., 30 vjeç, J. I., 32 vjeç dhe D. Q., 35 vjeç, banues në Delvinë; 
     
    •   E. H., 68 vjeç dhe M. D., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë. 

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi P. B., 49 vjeç, banues në Delvinë. 

Po ashtu, në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, shtetasi A. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë. 

Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë. 

Për finalizimin me sukses të këtij operacioni u angazhuan gjithashtu Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë. 

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë”,-njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Gonzato: Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të ruajë integritetin

Gonzato: Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të ruajë integritetin

Shkodër/ Kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, vihet në pranga autori

Shkodër/ Kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, vihet në pranga autori

Sejko: Inflacioni ka ardhur në rënie të shpejtë!

Sejko: Inflacioni ka ardhur në rënie të shpejtë!

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com